Historiku

Dhoma e Tregetise dhe Industrise Gjirokaster i ka fillimet e saj shume heret kur tregetare e zejtare te shumte te qytetit mblidheshin e diskutonin problematikat e ndryshme te kohes.Statusin legal e morri ne vitin 1932,ku qeveria e asaj kohe miratoi nje ligj per Dhomat e Tregetise dhe Industrise ne baze te te cilit starton dhe hapja e saj ne Gjirokaster.

Nga viti 1945 ajo pushoi se funksionuari si dhe ne gjithe Shqiperine.

Ne Dhjetor te vitit 1987 hapet nje zyre perfaqesimi me emrin “GjirokastraImpex” qe promovonte dhe nxiste eksportet shqiptare.
Ne vitin 1994 parlamenti i asaj kohe miratoi ligjin “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise” ne rang qarku me anetaresim te detyruar.Ligji me pas pesoi ndryshime,nga anetaresim i detyruar u kthye ne vullnetar.

Pra,qe prej vitit 1994 e ne vazhdim megjithe ndryshimet institucioni i Dhomes se Tregetise dhe Industrise Qarkut Gjirokaster vazhdon normalisht punen,duke perfaqesuar denjesisht bisnesin jugor.Dhoma e Tregetise dhe Industrise Gjirokaster ushtron aktivitetin e saj ne rajonin jugor dhe perfshin Bashkite Gjirokaster,Dropull,Libohove, Tepelene,Memaliaj Permet,Kerlcyre..Kjo dhome eshte anetare e denje e Unionit te Dhomave te Tregetise se Shqiperise e perfaqesuar si ne Asamble ashtu dhe ne Kryesine nga anetaret e saj.

Dhoma e Tregetise dhe Industrise qarkut Gjirokaster ushtron funksionet e saj ne ndihme te komunitetit te biznesit te qarkut.Ne rajonin jugor dihet qe zhvillojne veprimtarine e tyre biznese te cilet i kane dhene dhe japin kontribut dhe peshe ne ekonomine kombetare shqiptare.Dhoma e Tregetise dhe Industrise Gjirokaster nder vite eshte rritur dhe zhvilluar bashke me keto biznese,duke qene krah tyre dhe duke i mbeshtetur ne drejtime te ndryshme.Kjo dhome edhe per nga rendesia e saj eshte perfaqesuar gjithnje denjesisht nga intelektuale e biznesmenet me ne ze te rajonit, si Z.Naxhi Mamani ekonomist i njohur dhe pedagog ne Universitetin e Gjirokastres,z.Ilir Gushi ekonomist i njohur dhe drejtues banke,z.Mustafa Devolli ekonomist i shquar dhe biznesmen me pervoje,dhe se fundmi nga z.Maksim Hoxha biznesmen i njohur ne fushen e hoteleri turizmit.Kjo dhome ne veprimtarine e saj ka mbrojtur dhe mbron vazhdimisht interesat e ligjshme te biznesit ne te gjithe sektoret,ekonomike,fiskale,administrative,juridike etj.Ajo ka lidhur marreveshje bashkepunimi me institucione te ndryshme shteterore dhe organizmat qe kane lidhje me mbarevajtjen e bizneseve.Dhoma e Tregetise dhe Industrise qarkut Gjirokaster ka qene dhe eshte promotorja e nje sere aktivitetesh si panaire,konferenca e forume te ndryshme te zhvilluara ne rajonin tone.Ajo punon cdo dite per te permbushur misionin e saj te madh ne mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve te rajonit.