DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR PAJISJEN E BIZNESMENEVE ME PASAPORTË SHËRBIMI
Anëtari i Dhomës duhet të plotësojë këto kritere:
- Kapitali qarkullues vjetor jo me pak se 100 (njëqind) million lekë (të reja) në vit;
- Të ketë punësuar jo më pak se 10 persona;
- Të jetë anëtar i Dhomës dhe të ketë shlyer detyrimet tatimore dhe ato doganore sipas rastit;
- Të ketë një aktivitet 2-3 vjeçar.
- Dokumentat që duhet të përmbajë dosja:
- I drejtohet Kryesisë së dhomës përkatëse një kërkesë për pajisjen me pasaportë, e firmosur nga drejtuesi me i lartë funksional i anëtarit të dhomës (president i firmës, drejtor i përgjithshëm etj).
Kërkesa plotësohet me të dhënat si më poshtë: - Të dhëna përshkruese mbi veprimtarinë e anëtarit (lloji i aktivitetit, kapitali qarkullues në vit) dhe synimet për të ardhmen;
- Të dhëna mbi personat e punësuar (numri, kualifikimet, etj.), të jenë të siguruar për vitin ;
- Të dhëna mbi veprimtarinë eksportuese dhe marrëdhëniet me subjekte biznesi të huaja;
- Adresa e plotë, numrat e telefonit, faksit, adresa elektronike (n.q.s. ka);
- Emri, mbiemri dhe pozicioni i përfaqësuesit për tu pajisur me pasaportë shërbimi.
Kërkesës i bashkëlidhen dokumentet si më poshtë:
- Kopje e ekstraktit të QKR-së.
- Vërtetim nga dega e tatim taksave në rreth për shlyerjen e detyrimeve tatimore për dy vitet e fundit dhe vitin në vazhdim
Vërtetim nga dega e doganave në rreth për shlyerjen e detyrimeve doganore për 2 vitet e fundit dhe vitin në vazhdim Vërtetim nga dega e tatimeve në rreth për kapitalin qarkullues vjetor që realizon; - Vërtetim nga sigurimet shoqërore për numrin e personave të punësuar, për vit
- Kopje kontratash apo dëshmi të veprimtarisë së përbashkët me subjekte të huaj n.q.s. ka.
- Çertifikatë lindje e përfaqësuesit;
- Vërtetim nga zona administrative mbi banimin e përfaqësuesit;
- Dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë;
- Dëshmia nga organet Hetimore në rreth që personi nuk është nën hetim dhe nuk ka borxhe ndaj shtetit apo personave të tretë (Prokurori, Gjykate e Rrethit, Përmbarim);
- CV e shkurtër e përfaqësuesit;
- Dëshmi të zotërimit të gjuhëve të huaja (nese ka);
- 4 (katër) fotografi format dokument;
- Çertifikatë e anëtarësimit në Dhomë.
(Dosja duhet të paraqitet pranë Dhomes se Tregetise Gjirokaster brenda muajit nga momenti që merren vërtetimet).
Për çdo informacion mund të kontaktoni në:
- adresën elektronike:info@ccigjirokaster.al ose ne
- nr e tel:00355 842 68001
Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë të pajisur me pasaporta shërbimi hyjnë pa patur nevojë për vizë dhe taks vize:
AFRIKA E JUGUT
MAQEDONIA
ALGJERI
MOLDAVIA
ARGJENTINË
POLONI
BOSNJA
RUSI
BULLGARIA
SERBI-MALI ZI
BRAZIL
SLLOVAKI
HUNGARIA
SLLOVENI
GREQIA
UKRAINË
KILI
URUGUAJ
KINË
SPANJË
KROACI
AUSTRI
MALTË
KOSTA RIKA